Google ADS

Reshjet e djeshme të borës shkaktuan vështirësi në Shkup

14:55 | 2 Prill 2020
Arbresh.info

Bashkia e Shkupit informon se reshjet e djeshme të borës, që e kapluan të gjithë vendin, kanë shkaktuar dëme dhe e kanë vështirësuar lëvizjen e makinave dhe qytetarëve.

Siç thonë nga Bashkia, reshjet e borës kanë rrëzuar gjithsej 22 drunj, prej të cilëve 17 në vendbanime, ndërsa 5 në parkun e qytetit, përcjell telegrafi maqedoni.

“Ekipet e Bashkisë së Shkupit dhe ndërmarrjeve publike menjëherë kanë dalë në terren dhe i kanë larguar drunjtë, ndërsa po sanohen edhe dëmet e shkaktuara nga rënia e drunjve”.

“Apelojmë tek qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes, gjithashtu i lusim për durim gjatë aktiviteteve për pastrimin e rrugëve”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme