Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 30 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me koronavirus arrin në 384, prej të cilëve 356 janë raste aktive. 17 persona tashmë janë shëruar kurse 11 raste kanë përfunduar me fatalitet.
Deri më tani në vendin tonë janë realizuar 4.117 teste për Covid-19 prej të cilëve 342 janë realizuar vetëm gjatë ditës së djeshme.
Sipas vendbanimit, deri më tani raste me Covid-19 janë regjistruar në: Shkup – 195, Kumanovë – 62, Dibër – 47, Shtip – 15, Prilep – 21, Tetovë – 13, Strugë – 9, Veles – 6, Manastir – 4, Ohri – 3, Kavadarci – 2, Gostivar – 1, Gjevgjeli – 2, Strumica – 1, Kriva Palanka – 2 dhe Koçani – 1 rast.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe