Në cilësinë e Nënkryetarit të LDK-së dhe Kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri i ka dhënë mbështetje nismës dhe kërkesës për kategorizim në shpërblim për gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët nga ana e Qeverisë në detyrë, krahas personelit Mjekësorë, Policëve, zjarrëfikësve.
I pyetur për kërkesën, ditë më parë të Deputetit të AAK-së Ali Berisha, që gazetarët të kategorizohen në shpërblim me Mjekët, policët, zjarrëfikësit, kërkesë kjo e nxjerrë më pas për ministrin në detyrë të Financave Besnik Bislimin dhe nga ana e AGK-së e edhe nga IMK-ja, Muhaxheri tha se është nismë që ja vlen.
“Jam për këtë nismë dhe mbështetje, e përkrahi me të gjitha mundësitë dhe e meritojnë. Edhe ata po i shohim kudo në zonat e krizës.”-tha Muhaxheri në ‘RADIO 1’.
Muhaxheri tutje shtoi se me modesti do të shtrijë mbështetjen e tij edhe tek Grupi Parlamentar i LDK-së për një gjë të tillë.
“Po edhe tek ata (grupi parlamentar i LDK-së do ushtrojë ndikimin tim. Pse jo.”-shtoi Muhaxheri.
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë