Durrës, zbardhen vjedhjet në seri, arrestohen 3 persona

13:06 | 2 Prill 2020
Arbresh.info

3 shtetas, autorë të dyshuar edhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit mars 2020 janë arrestuar nga Policia e Durrësit.

M. P., 17 vjeç, banues në Shënvlash, Durrës, i dënuar më parë për vjedhje, S. Ç., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë futur në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, me qëllim vjedhjen e bazës logjistike të kësaj shkolle, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, të cilët po i mbanin nën vëzhgim prej një jave, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë

Njoftim

Vihen në pranga 3 shtetas, autorë të dyshuar edhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit mars 2020.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër, specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. P., 17 vjeç, banues në Shënvlash, Durrës, i dënuar më parë për vjedhje, S. Ç., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë futur në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, me qëllim vjedhjen e bazës logjistike të kësaj shkolle, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, të cilët po i mbanin nën vëzhgim prej një jave, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë.

Nga veprimet e para hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi edhe i 4 rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta persona gjatë muajit mars, konkretisht:

– Më datë 01.04.2020, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit H. H., pije e sende të ndryshme me vlerë 20.000 lekë;

– Më datë 30.03.2020, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit L. M., pije dhe sende të ndryshme me vlerë 20.000 lekë;

-Më datë 27.03.2020, kanë hyrë në lokalin e shtetasit E. Xh., ku kanë marrë çelësat dhe kanë vjedhur mjetin tip BMW.

– Më datë 25.03.2020, kanë vjedhur në marketin e shtetasit M. S., sende dhe produkte të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme