Google ADS

Dybala: Ronaldo me ka befasuar, është i shoqërueshëm

13:02 | 2 Prill 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Juventus-it, Paulo Dybala ka thënë se bashkëlojtari, Cristiano Ronaldo është shumë më ndryshe.

Shumica e personave e kritikojnë Ronaldo-n për shkak të injorancës së madhe, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, argjentinasi ka thënë se portugezi është shumë i shoqërueshëm dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar bashkëlojtarët.

“Askush nuk e njihte personalisht, por sapo arriti e kuptuam se është i jashtëzakonshëm, i shoqërueshëm dhe gjithmonë i gatshëm. Jam i befasuar, sigurisht në anën pozitive”.

“Gjatë një udhëtimi i thash se në Argjentinë nuk e pëlqejmë për mënyrën si është ndonjë herë, mirëpo sa e kam takuar është preson më ndryshe. Me ke befasuar. Ai vetëm qeshi dhe tha se është mësuar me kritikat”, deklaroi Dybala për Afa Play.

Dyshja këtë sezon vazhdon të jetë në formë të mirë sidomos Ronaldo që ka shënuar 21 gola në 22 paraqitje duke i ndihmuar Juventus-it të jetë në pozitën e parë në tabelë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme