Prokuroria nis hetimet për dy dhunuesit e vajzës nga Shtipi

13:02 | 2 Prill 2020
Arbresh.info

Prokuroria Themelore në Shtip ka hapur rast nga denoncimet, pasi në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet se si dy meshkuj rrahin brutalisht një vajzë.

Mësohet se policia tashmë ka arrestuar dy personat nga Shtipi. Bëhet fjalë për personat S.A. dhe P.R.

Në videon që është publikuar në rrjetet sociale shihet se si dy meshkujt dhunojnë, shkelmojnë dhe fyejnë vajzën nga Shtipi.

Sipas nenit 386 alinea 1 të Kodit Penal, dhunuesit mund të dënohen prej tre muaj deri në tre vjet burg./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme