Google ADS

950 viktima për 24 orë në Spanjë, shkon mbi 10 mijë shifra e të vdekurve

12:45 | 2 Prill 2020
Arbresh.info

Numri i të vdekurve në Spanjë është rritur mbi 10 mijë, sipas shifrave të fundit të publikuara nga autoriteti i shëndetit.

Ky është një rekord i ri për vendin, me 950 të vdekur brenda 24 orëve, transmeton portali arbresh.info.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është 10,003, me gjithsej 110.238 raste të konfirmuara në vendin më të prekur nga Evropa pas Italisë.

Ndërkohë SHBA, epiqendra e pandemisë ka mbi pesë mijë të vdekur e 200.000 të infektuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme