Google ADS

Byroja e Kuvendit vendos përgjysmimin e pagës së deputetëve për një periudhë tremujore

12:06 | 2 Prill 2020
Arbresh.info

Sot, më 2 prill, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, u zhvillua një mbledhje e posaçme e Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë .

Byroja vendosi që, në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë, krijuar nga koronavirusi COVID-19, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekur nga masat ndaluese të koronavirusit, paga e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të përgjysmohet për një periudhë tremujore.

Në këtë kuadër, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u është drejtuar me një letër drejtuesve të tridhjetë të institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, të marrin të njëjtën nismë, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, si kontribut në lehtësimin e përballimit të nevojave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme