Shirat që janë efektivë që prej ditës së diel në kryeqytetin Bandung në rajonin Java perëndimore kanë shkaktuar përmbytje në 7 zona
Mbi 100 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara si pasojë e shirave intensivë në rajonin Java perëndimore të Indonezisë.
Sipas lajmit të agjencisë indoneziane, Antara, shirat që janë efektivë që prej ditës së diel në kryeqytetin Bandung në rajonin Java perëndimore kanë shkaktuar përmbytje në 7 zona.
Zyrtari i agjencisë për reduktimin e fatkeqësive në Javan perëndimore, Budi Budiman Wahyu njoftoi se nga përmbytjet janë prekur 101.644 njerëz, ndërsa janë evakuar 3.298 persona të tjerë të cilëve i janë dëmtuar shtëpitë.
Wahyu, shtoi më tej se në rajon vazhdojnë proceset e evakuimit për të prekurit nga përmbytjet.
Më shumë se 60 njerëz humbën jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat intensivë natën e vitit të ri në kryeqytetin Xhakarta, në qytetet Depok, Bekasi, Tangerang, si dhe në rajonet Bogor dhe Lebak.
Në Indonezi e cila ndodhet në brezin ekuatorial, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave ndodhin shpeshherë për shkak të shirave intensivë, të cilët janë efektivë kryesisht në periudhën mes muajit tetor dhe prillit./AA
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...