Sindikata e Sektorit Privat: Qeveria në detyrë të përfshijë edhe punëtorët pa kontrata pune në pakon financiare

10:51 | 2 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat Jusuf Azemi u ka kërkuar Kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrit Besnik Bislimi që në pakon financiare të dedikur për këtë sektor si pasojë e pandemisë me koronavirus të përfshihen edhe punëtorët pa kontrata.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka deklaruar se numri i punëtorëve pa kontrata pune është i madh dhe ata mund të eskalojnë nëese nuk përfshihen në stimulimin financiar.

“Të nderuar edhe njëherë po kërkojmë nga ju që të keni parasysh stimulimin financiar punëtorëve që pa dëshirën e tyre kanë qenë pa kontrata pune dhe pa pagesë të kontributeve.Numri është i madh dhe ata mund të eskalojnë, andaj kërkojmë nga ju që në bashkëpunim me neve sindikatën të gjejmë një zgjidhje.Ne jemi në dispozicionin e juaj për bashkëpunim”, thuhet në deklaratë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme