Google ADS

Sa ka kapacitet Infektivi në Shkup të përballojë numër më të madh të të infektuarve?

10:44 | 2 Prill 2020
V. S.

Sistemi i shëndetësisë është i gatshëm të pranojë numër më të madh të pacientëve që pritet të arrijnë me pikun e virusit korona në muajin prill, pohon Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Klinika për sëmundje infektive, bashkë me kapacitetin shtesë për pranimin e të prekurve me COVID-19 në gjendje të rëndë dhe të mesme, në total ka 250 shtretër, ndërsa afër 400 të tjerë janë në spitalin “8 shtatori” në Shkup informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Nga atje po ashtu tregojnë se për momentin në Klinikën infektive po mjekohen 59 pacientë, e që përbëjnë vetëm një të katërtën e kapaciteteve të disponueshme në këtë lokacion. Përveç shtretërve Klinika ka kapacitete të mjaftueshme edhe të personelit shëndetësor, me specialistë infektologë shkruajnë nga MSH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme