Është vetëdorëzuar në polici, ish kreu i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi, i cili prej 6 muajsh ishte në kërkim.
Pas dorëzimit me ndërmjetësim, gjykata e Durrësit e ka lëne në arrest shtëpie. Mësohet se Gjuzi ka deklaruar se ai nuk e ndjen vetën fajtor për akuzat e ngritura ndaj tije, por i është shmangur arrestimit pasi dyshonte për një akuze tendencioze që i bëhej.
Gjyqi për vendosjen e masës së arrestit ndaj Gjuzit është zhvilluar një javë më parë.
Ish drejtori i Aluiznit në Durrës Flamur Gjuzi është akuzuar për shpërdorim detyre gjatë periudhës që drejtonte Aluiznin në Durrës.
Ndërkohë mësohet se edhe një numër i madh i të arrestuarve në Durrës kanë janë liruar me masën arrest shtëpie, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi./oranews
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...