Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Besa Shahini, me anë të një komunikimi në rrjete sociale ka përcjellë disa mesazhe se si do të vijojë puna pas vendimit të Task Forcës për Koronavirusin mbi shtyrjen pa afat të mbylljes së institucioneve arsimore.
“MASR do të vijojë me organizimin e xhirimeve të leksioneve që mësuesit po bëjnë gati për arsimin parauniversitar” – nënvizon ajo – ndërsa thekson se “këto do të transmetohen siç kemi bërë katër javët e para në RTSH dhe do të ritransmetohen në kanalin youtube të MASR”.
Ndërkohë, “Mësuesit do të vijojnë komunikimin e tyre të përditshëm me nxënësit, duke u kujdesur të mos mbingarkojnë nxënësit me koncepte të reja dhe duke u kujdesur gjithashtu për oraret se kur mbajnë këtë komunikim me nxënësit dhe me prindërit e tyre”, shprehet ajo.
Nga ana tjetër, Ministrja Shahini thekson se të gjitha universitetet kanë kaluar tashmë një pjesë të lëndëve online dhe fton ndërkohë ato të kalojnë të gjitha lëndët online.
“Unë bëj ftesë që të kalojnë të gjitha lëndët online, sepse nuk jemi të sigurtë se sa do të zgjasë kjo periudhë kur po punojmë në kushte shtëpie dhe duhet t’i jepet shans secilit student që të mbyllë studimet e veta në kohë”.
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...