Tunizia është kthyer nga robotët për të ndihmuar në respektimin e masave të ndërmarra për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Deri më tani, dhjetë persona kanë vdekur nga virusi në Tunizi, ku më shumë se 300 persona janë konfirmuar nga qeveria si të infektuar, por megjithatë testimi mbetet i pamjaftueshëm, transmeton portali arbresh.info.
Robotët P Guard, të prodhuar nga kompania vendëse ENOVA mund të operohen nga larg dhe vijnë të pajisur me kamera infra të kuqe, të cilat mbulojnë rrethinat e robotëve, si dhe kamerën termale dhe një sitëm zëri e alarmi.
Robotët fillimisht ishin menduar si mjete përgjimi, sqaroi Radhouane Ben Farhat, drejtori tregtar i ENOVA, në gjendje të operojë përmes Wifi ose 4G në pothuajse çdo distancë gjeografike nga operatori.
“Ai është një robot për natyrë”, tha Ben Farhat për The Independent. “Është i dizajnuar për t’u qasur në zona të vështira, qofshin ato industriale, malore apo terrene shkretinore”, tha ai.
Është e paqartë se cilit zyrtar publik i shkoi mendja për ta përdorur në këtë mënyrë, por prezenca e tyre në rrugët e kryeqytetit ka shërbyer si një burim i nevojshëm shpërqendrimi për banorët e mbyllur të Tunisit./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...