Ka ndërruar jetë pacienti i prekur nga koronavirusi në Veri të Mitrovicë, i cili ishte transferuar në Nish të Serbisë ditën e diel, raporton Kossev.
Lajmi për vdekjen e këtij pacienti në ditën e tretë pas pranimit në Qendrën Spitalore Klinike në Nish, u konfirmua nga Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ndërsa sipas Milan Ivanoviq, i cili njoftoi për dy pacientë me koronavirus (njëri tashmë i ndjerë) nga veriu i Mitrovicës të dielën, në atë kohë që të dy pacientët u dërguan “në këmbët e tyre” dhe ishin në ” gjendje e mirë, si dhe që ky pacient kishte pneumoni të njëanshme.
Viktima e parë e koronavirusit nga veriu i Mitrovicës është mashkull i lindur më 1973, nga një fshat afër Bruces.
Milan Ivanoviç më parë kishte konfirmuar se pacienti kishte ardhur në Mitrovicë tri herë në javë për dializë dhe pohoi se mjekët kishin vepruar në përputhje me rregulloret sa i përket infektimit nga Covid-19.
Ata e kishin izoluar pacientin në një dhomë të veçantë, me një aparat special për dializë.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?