Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha, foli për “FanZone” reth eksperiencës së tij te Akhmat Grozny në Rusi, por pa harruar përvojnë që mori te Skënderbeu, në Superiore, që e katapultoi në futbollin rus.
Gjendja në Rusi: Në Rusi po qëndrojnë në shtëpi për shkak të këtij virusi. Shpresoj të kalojë shpejt, pasi ne jemi mësuar me aktivitete, por tani i rëndësishëm është shëndeti. Klubi ka vendosur të qëndrojmë një muaj pushim, pasi këtu është vendosur më 30 maj, e deri në një maj do të jemi në shtëpi pastaj do të varet nga situata. Te Akmati jam përshtatur shumë mirë dhe kam shumë respekt për klubin, kontratën e rinovova pa e parë fare.
Dhurata e presidentit: Kisha një mosmarrëveshje me trajnerin dhe presidenti kërkoi që unë të luaja. Trajneri më futi në fushë dhe shënova gol e pas ndeshjes më thanë që më kërkon presidenti. E pashë që ishte një makinë dhuratë nga klubi në shenjë respekti.
Afërsia me Roshin: Roshi këtë sezon ka treguar një gjendje shumë të mirë dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Mundohem të jem afër me të pas largimit të Balajt, që ishte shoku i tij më i mirë. Unë dhe Roshi të japim më të mirën për klubin dhe kombëtaret tona.
Shtyrja e Maqedoni e Veriut – Kosovë: Ishte vendimi i duhur, pasi jemi të gjithë pa stërvitje. U bëj thirrje të gjithëve që duhet të jemi të përqendruar e të dëgjojmë çfarë thonë mjekët. Ne nuk kemi fuqinë e Gjermanisë apo shteteve të tjera. Në Kosovë, përveç virusit, edhe situata e politikës nuk është e mirë, por ata duhet të jenë bashkë në këto momente të vështira e për këtë duhen falënderuar mjekët me punën e tyre.
Mirënjohës Skënderbeut: Dua të falënderoj lojtarët e Skënderbeut, pasi më afruan shumë shpejt. Futbolli luhet për tifozët dhe unë dua gjithmonë të fitoj në këtë lojë. Çdo stërvjte kisha problem për t’u përshtatur, pasi kishte shumë lojtarë të mirë teknikisht. Në fillim hasa vështirësi te Skënderbeu, por më pas trajneri Josa ka bërë një punë shumë të madhe me mua. Skënderbeun dua ta falënderoj, edhe presidentin Takaj, ua kanë qenë shumë korrekt./SS/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...