Spanja kthen hotelet në spitale për të prekurit me koronavirus

21:39 | 1 Prill 2020
Arditë Shkodra

11 hotele në kryeqytetin spanjoll të Madridit janë duke u përdorur për të trajtuar 704 pacientë me koronavirus, tha qeveria rajonale në një deklaratë të Mërkurën.

“Qëllimi kryesor i këtyre hoteleve është të ofrojnë shërbime për pacientët e prekur me Covid-19, por nuk mund të vazhdojnë karantinën në shtëpitë e tyre, për arsye familjare ose sociale”, thuhet në deklaratë.

Departamenti i shëndetit të qytetit po punon së bashku me Shoqatën e Pronarëve të Hoteleve në Madrid dhe një hotel i 12-të është vendosur të fillojë të marrë pacientë nga spitalet lokale deri në fund të mërkurës, shkruan CNN.

Rreth 4,400 mjekë të diplomuar janë përgjegjës për kujdesin e këtyre pacientëve.

“Me këtë masë, Departamenti i Shëndetësisë mund të lirojë dhoma në spitale, të cilat mund të përdoren nga pacientë të tjerë që kanë nevojë për trajtim për sëmundje të tjera,” tha qeveria rajonale.

Spanja është vendi i dytë në botë i prekur nga koronavirusi me 9,053 viktima dhe 102,136 të infektuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme