Edhe Pacolli nuk i reziston filmit turk “Mrekullia në qelinë e 7”

20:36 | 1 Prill 2020
L G

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli nuk i ka rezistuar filmit turk të shumëpërfolur, “Mrekullia në qelinë e 7”.

Përmes faqes së tij në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur në këtë kohë pandemie, kur të gjithë po qëndrojnë në shtëpi, ia vlen të shikojnë një film si ky.

Mesazhi i këtij filmi sipas tij, tregon se shpresa asnjëherë nuk duhet të humbet.

“Kur ne jemi të gjithë në shtëpi këto ditë, po kemi edhe kohë të lirë. Unë, përveç të tjerave, kam shikuar filmin turk “Mrekullia në qelinë e 7”, të cilën e rekomandoj shumë. Mesazhi është i bukur: Asnjëherë mos humb shpresën!”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info

Të ngjashme