Kryeministri Edi Rama ka vijuar me publikimin e videove sensibilizuese për njerëzit në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së CoVid-19.
Së fundmi Rama ka postuar një video të animuar ku është një “mesazh i koronavirusit” për njerëzit. Në mesazhin tij Covid-19 thotë se shpërndahet shumë më lehtë nëse njerëzit dalin dhe grumbullohen së bashku.
Ndërkohë CoVid-19 ka edhe një sekret se si njerëzit mund ta mposhtin atë. Kjo gjë bëhet pikërisht me distancimit social.
“Mesazhi” i koronavirusit:
Si të njoha ty, po jam i fuqishëm, s’kam armë por mund të vras. S’kam këmbë por lëviz më shpejt se ti. S’kam duar por mund të kapem kudo. Je i madh por je i dobët. Ke sy por s’më sheh dot. Ke veshë por s’më dëgjon. Ja pra ku u njohëm .
S’kam shtëpi dhe asnjë vend ku të shkoj. Duhet të lëviz dhe kam udhëtuar nëpër botë. Kam qenë në Kinë, Itali, Kore të Jugut. Dhe tani jam në vendin tënd. Ti ke një shtëpi, por nuk të rrihet aty. Mund të punosh nga shtëpia, por nuk do që ta bësh. Mund të shohësh TV, por as rehat nuk të rrihet.
Dhe shkon e del nga shtëpia , sepse ne të dy jemi njësoj. Të pëlqen të takosh njerëz , prandaj mblidheni. Ah sa më pëlqejnë ato mbledhje, se mund të takoj njerëz. Kështu të takova edhe ty. Faleminderit që më takove me miqtë, komunitetin dhe kombin tënd.
Faleminderit që më more në shtëpi tek familja dhe të afërmit e tu. Tani ti e di se jam i rrezikshëm. Do të më vrasës po je i pafuqishëm. Do që të zhdukem, por s’ke si e bën. Sepse unë jam një virus dhe jam i pamposhtur. Sepse ti je njeri dhe je delikat. Ja një sekret i vogël që mund të ndaj me ty. Mund të më vrasësh me lehtësi. Nëse ti rri në vend dhe unë rri në vend.
Nëse ti rri në shtëpi unë mbetem jashtë. Kur I gjithë qyteti është I zbrazët edhe unë ndihem bosh. Po s’pata kë të takoj mua më mbyt vetmia. Së shpejti unë do mërzitem dhe unë mërzitem për vdekje. Mjaft transportuat COVID-19. Qëndro në shtëpi, qëndro i sigurt, qëndro i shëndetshëm.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...