Ledina Celo edhe nga karantina nuk i ndalë ushtrimet

19:14 | 1 Prill 2020
A. B.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Ledina Çelo, shquhet gjithnjë për paraqitjet e saj atraktive.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale dhe në atë Instagram publikon imazhe dhe video të llojllojshme, duke mos munguar edhe ato provokuese, shkruan portali arbresh.info

Pavarësisht faktit se nuk mund ta frekuentoj palestrën për shkak të pandemisë COVID-19, këngëtarja është siguruar që ushtrimet t’i kryej në oborrin e shtëpisë së saj.

Vetë Ledina i ka postuar në Instagram disa imazhe ku tregon se sa herë duket të përsëritet një ushtrim.

Pëlqimet dhe komentet e shumta rreth këtyre fotografive joshëse nuk kanë munguar, derisa e përgëzojnë për dukjen.

Ledina ka kohë që nuk është aktive në muzikë, megjithatë ajo numëron hite të shumta ndër vite, këngë këto që kanë lënë gjurmë në tregun tonë muzikor./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme