Manchester City nuk i ka shpëtuar një tjetër ndëshkimit nga UEFA.
Citizens duket se janë në luftë të hapur me shtëpinë e futbollit evropiane dhe po testojnë zyrtarët e tyre.
Manchester City është sërish në qendër të vëmendjes së UEFA, teksa është dënuar me një gjobë prej 3 mijë eurosh.
Vendimi vjen për shkak të thyerjes së rregullores në artikullin 29.0e, për rregullin e veshjeve të fanellave ara fillimit të ndeshjes kundër Real Madridit.
Uniforma mbante logon e një sponsori në pjesën e përparme dhe të pasme, e cila është e ndaluar. Në fakt logoja është e lejuar në pjesën e pasme, dhe nuk duhet të jetë me e madhe se 20 cm.
Edhe logoja e xhupit të mbajtur nga lojtarët e City-jt gjatë nxehjes nuk respektoi rregullat e UEFA. /Telegrafi/
Kroacia shkon në Zgjedhje Presidenciale
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...