Google ADS

Vesa Luma dhe Big Basta kohën e izolimit e shfrytëzuan për të realizuar një duet të bukur

18:42 | 1 Prill 2020
A. B.

Artistët e njohur shqiptarë, Vesa Luma e Big Basta, së bashku me djalin e tyre, në këtë kohë pandemie po qëndrojnë në shtëpi.

Pavarësisht se jetojnë në Zelandën e Re, duket se ky shtet ka marrë masa të njejta si pjesa më e madhe e vendeve të botës kundër koronavirusit, çka i ka detyruar njerëzit të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, shkruan portali arbresh.info

Vesa publikoi për ndjekësit e saj në Instagram një video të shkurtër, ku shfaqej duke kënduar bashkë me bashkëshortin e saj.

Çifti sollën një ripërpunim të këngës “Holy Grail”, të Justin Timberlake dhe Jay-Z.

Big Basta ka shtuar një pjesë të repturës me vargje të thurura nga ai, teksa e kanë titulluar këngën “Karantina LifeStyle”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme