Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se vendi jonë ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve me Covid-19.
Filipçe njoftoi se piku i pandemisë së virusit korona në Maqedoninë e Veriut pritet të arrihet në fund të muajit prill.
“Kemi situatë dinamike në të gjitha rajonet e vendit. Mendoj se përfshirja e mjekëve amë në sistemin e kontrollit është i dobishëm për shkak se ata janë kontakti më i shpejtë dhe më i lehtë për të gjithë pacientët. Besoj se duke marrë parasysh organizimin e përgjithshëm të sistemit të shëndetësisë, numrin e mjekëve, specialistëve, mjekëve amë dhe qasjen e pacientëve deri tek institucionet shëndetësore, kemi organizim solid. Po presim pikun edhe më tej. Mund të pranojmë numër më të madh të pacientëve, që tani, duke marrë parasysh kapacitetin e Spitalit 8 shtatori me 400 krevatë dhe të Klinikës Infektive me 250 krevate. Mund të thuhet lirisht se sistemi shëndetësorë është i përgatitur të pranoj numër më të madh të pacientëve. Jemi të përgatitur edhe për pikun që sipas prognozave do të duhet ta arrinim në fund të muajit prill”, pohoi mes tjerash Filipçe./alsat
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali