Mbrëmjen e 18 tetorit, Klubi Politik i Studentëve ka zhvilluar një aktivitet kundër siç thonë ata, ‘kriminalitetit’ në Universitetin e Prishtinës.
Përmes disa parullave që janë shkruar në të gjithë fakultetet dhe konviktet e Universitetit të Prishtinës, KPS thotë se ky aksion politik është vazhdimësi e marshit studentor të 9 tetorit dhe e aktiviteteve të tyre të mëparshme, me kërkesat e njëjta.
“Lufta ndaj korrupsionit në UP, veçanërisht ndaj strukturave të korruptuara në Senat; arsimi publik të jetë prioritet nacional dhe rritja e financimeve shtetërore për universitetet publike, posaçërisht për UP-në, si universiteti më i vjetër, më i madh dhe më i rëndësishëm në Kosovë”, janë kërkesat e këtij grupi.
Por anëtarët e këtij klubi thonë se gjatë aksionit të tyre, janë penguar nga sigurimi i fakultetit.
“Por, gjatë shkruarjes së parullave në Fakultetin e Edukimit (ku dekan është Et’hem Çeku, marioneta e politikës ditore), ka ndërhyrë dy herë sigurimi i këtij Fakulteti, duke tentuar t’i sulmojë fiz ikisht aktivistët e KPS-së. Për më tepër, ky roje sigurimi ka nxjerrë edhe revolen duke ua drejtuar kërcënueshëm aktivistëve, kurse shokët e tij të Sigurimit kanë nxjerrë shkopinjtë e gomës”, thuhet në deklaratën e KPS-së.
Po ashtu, siç lajmëron ky grup në aksionin e tyre të mbrëmshëm ka ndërhyrë edhe Policia, duke ndaluar pesë aktivistë të organizatës, por të cilët i kanë liruar menjëherë brenda natës.
“Përmes këtyre parullave ne rikonfirmojnë gatishmërinë tonë për t’i luftuar grupet mafioze e kriminale të partive politike në Universitetin e Prishtinës. Aktet e mbrëmshme huligane të sigurimit e vërtetojnë pohimin tonë te kahershëm se UP-ja është vërshuar nga militantë e kriminelë. E tillë ishte sjellja e mbrëmshme edhe e sigurimit te Et’hem Çekut, por se incidente të atilla nuk do të na ndalin në rrugën tonë të drejtë”, thuhet në deklaratën e KPS-së.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...