Për e mospërputhjet e vërtetuara, janë sjellë 32 vendime për eliminimin e tyre, janë shqiptuar 46 masa edukative dhe dy gjoba.
Mangësi sa i përket respektimit të rekomandimeve për mbrojtje nga koronavirusi, mospërputhjet lidhur me kushtet e përgjithshme higjenike, si dhe shitje të produkteve me afat të skaduar dhe lëshime në regjistrimin e rregullt të praktikave të mira higjenike janë identifikuar në kontrollet e kryera nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë. Për mospërputhjet e identifikuara, janë miratuar 32 vendime për eliminimin e tyre, janë shqiptuar 46 masa edukative dhe dy gjoba, transmeton Portalb.mk.
Nga AUV kanë informuar se, në dy javët e kaluara, inspektorët e ushqimit dhe veterinarisë zyrtarisht kanë kryer 738 kontrolle të çrregullta në dyqane, supermarkete, objekte hotelerike dhe mishtore dhe AUV që nga 16 marsi ka filluar të me kontrolle më të rrepta inspektimi te operatorët me ushqim.
Kontrollet e përforcuara, thonë nga AUV, po zbatohen si pjesë e aktiviteteve për zvogëlim të rrezikut dhe parandalimin e koronavirusit. Prandaj po kryhen kontrolle nëse operatorët me ushqime, përveç kushteve themelore dhe të veçanta për prodhim, shpërndarjen dhe tregtim me ushqimit i respektojnë edhe me rekomandimet e Qeverisë dhe Komisionit për sëmundje infektive për zbatimin e dezinfektimit të zgjeruar të pajisjeve dhe objekteve tregtar e mjeteve të transportit për të zvogëluar rrezikun e mundshëm për përhapje të koronavirusit.
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...