Guardiola admirues i madh i Isco-s, City përgatit ofertën e parë

11:55 | 1 Prill 2020
Arbresh Info

Manchester City ka përgatitur ofertën e parë për mesfushorin ofansiv të Real Madrid-it, Isco.

Sipas Goal, ishte trajneri Pep Guardiola që ka bërë presion te klubi për të transferuar spanjollin, pasi e sheh si zëvendësuesi adekuat i David Silva.

Thuhet se “Citiziens” kanë ofruar 80 milionë euro për 27-vjeçarin, transmeton portali arbresh.info.

Spanjolli këtë sezon nuk ka qenë gjithmonë në formacionin e Zinedine Zidane, pasi tekniku francez preferonte Isco-n vetëm në ndeshje të mëdha.

Në 27 paraqitje në të gjitha garat, Isco ka shënuar vetëm tri gola./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme