Pas takimit me presidentin e vendit kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka treguar se çfarë është biseduar.
Sipas tij nuk është koha për zgjedhje të reja për shkak të situatës së pandemisë.
“Diskutuam për të dalë nga kjo situatë pas mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti. Ne vlerësojmë që nuk është koha të shkohet në zgjedhje të përgjithshme për shkak të situatës së e kemi me pandeminë e koronavirusit, poashtu jemi të bindur se edhe zgjedhjet në këtë periudhë nuk do të na sillnin në një situatë tjetër jashtë asaj që jemi sot”, deklaroi Mustafa.
Mustafa ka kërkuar qeveri të re në bazë të Kushtetutës së Kosovës.
“Ne jemi për të bërë një qeveri e re në bazë të kushtetutës. Kjo qeveri do të kishte për detyrë që me kapacitete të plota të angazhohet në luftën kundër virusit korona, të punojë në zhvillimin ekonomik, sepse do të ballafaqohemi me një situatë të rëndë, dhe po ashtu do të ballafaqohemi me nevojën e dialogut me Serbinë”, tha tutje ai.
I pari i LDK-së i pyetur nëse është diskutuar për ndonjë emër, Mustafa tha se nuk është biseduar për emra konkret./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2791800274203007/
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR...
ShBA, “nxehet” fushata/ Trump e Harris shtojnë akuzat e ndër...
Ish-ylli i Liverpoolit do të largohet nga klubi i ri pasi re...
Rivitalizohet parku Drilon – Tushemisht, Rama: Gjerdan për e...
Kuba në terr, pas dështimit të rrjetit elektrik
Njohësit politikë skeptik se takimi i ri në Bruksel do të ja...