SHBA të martën propozoi një kornizë për një qeveri kalimtare në Venezuelë, e përbërë nga anëtarë të zgjedhur nga të dy palët e Asamblesë Kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e quajti kornizën një “shteg drejt demokracisë”.
“Anëtarët e zgjedhur të Asamblesë Kombëtare do të krijonin një Këshill të Shtetit i pranueshëm për të shërbyer si qeveri kalimtare, derisa të mund të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe të Asamblesë Kombëtare, shpresojmë, brenda gjashtë deri në 12 muaj”, u tha Pompeo gazetarëve.
Ai tha se presidenti Venezuelës Nicolas Maduro dhe lideri i opozitës Juan Guaido do të pranojnë Këshillin e Shtetit “si ekzekutivin e vetëm” gjatë periudhës kalimtare.
“Nëse kushtet e kornizës përmbushen, përfshirë largimin e forcave të huaja të sigurisë, dhe zgjedhjet vlerësohen të lira dhe të drejta nga vëzhguesit ndërkombëtarë, atëherë të gjitha sanksionet e SHBA-ve do të hiqen”, tha diplomati i lartë amerikan.
Pompeo më vonë në një deklaratë tha se sanksionet do të qëndrojnë dhe do të rriten derisa Maduro të pranojë një tranzicion politik.
Ky plan vjen mes asaj që Pompeo e quajti një urgjencë kritike, duke akuzuar qeverinë Maduro për dështimin e adresimit të duhur të pandemisë së koronavirusit. Venezuela ka regjistruar më shumë se 130 raste dhe tre vdekje, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins me bazë në SHBA.
“Kjo kornizë mund të sigurojë një shteg që i jep fund vuajtjeve dhe hap rrugën për një të ardhme më të ndritshme për Venezuelën”, tha Pompeo.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...