Për dallim prej ditës së djeshme, ku u regjistruan 579 vendime për izolim dhe 953 për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19, numrat sot kanë shënuar ramje të ndjeshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 101 personave ndërsa 217 persona tjerë to të vetizolohen.
Policia ka kontrolluar 941 persona në izolimi dhe 2.752 në vetizolim. Dy persona nuk kanë respektuar deklaratën për vetizolim.
Janë deponuar katër kallëzime penale kundër katër personave që nuk kanë respektuar masat dhe kanë shkelur ligjin për mbrojtje shëndetësore.
Në karantinën shtetërore janë futur edhe 35 persona tjerë.
46 persona nuk kanë respektuar ndalesën për qarkullim, prej të cilëve 5 janë të moshën mbi 67 vjet, ndërsa janë ndaluar në polici gjithsej 17 persona.
Janë ngritur 47 kallëzime penale për shkelje të nenit 206 të Kodit Penal, respektivisht për mosrespektim të masave shëndetësore gjatë epidemisë./Alsat
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...