Receta që sjell portal arbresh.info është një recetë me shumë shije dhe jep energji në ditën tuaj.
E lehtë dhe e shpejtë për t’u gatuar, receta ka këta përbërës dhe këtë metodë të përgatitjes.
Përbërësit:
2 lugë gjelle gjalpë
2 gjokse pule pa lëkurë
Kripë sipas shijes
Piper të zi sipas shijes
40gr miell
½ filxhan lëng nga mishi i pulës
1 limon mesatar
1 thelp hudhër
1 qepë e njomë
Përgatitja:
Në një tigan vendosni gjalpin të shkrijë dhe përzijeni mirë dhe shtoni qepën që të fërgohet. Ndërkohë marinoni gjoksin e pulës me kripë dhe piper të zi nga të dy anët.
Lyeni mishin e pulës më miell nga të dy anët dhe shkundni pjesën e tepërt. Vendoseni pulën në tigan dhe gatuajeni për 2-4 minuta nga secila anë, derisa të jetë e këndshme dhe e skuqur.
Pasi të jetë skuqur largojeni nga tigani dhe shtoni edhe një lugë gjalpë dhe miellin e mbetur dhe skuqeni për 1 minutë. Më pas në tigan shtoni lëngun e limonit dhe lëngun e mishit të pulës. Më pas shtoni hudhrën dhe lëreni të ziejë për disa munita.
Në fund vendosni mishin e pulës së fërguar në tigan, rrotullojeni të marrë lëngun në të gjitha anët dhe shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...