Arrin në Kuvend Isa Mustafa, pritet të takohet me presidentin Thaçi

10:23 | 1 Prill 2020
Arbresh.info

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës ka arritur kryetari i LDK-së Isa Mustafa i shoqëruar nga sekretari organizativ Arban Abrashi.

Ai pritet të takohet me presidentin e vendit Hashim Thaçi, në takimin e thirrur nga ky  i fundit, raporton portali arbresh.info.

Ndërkohë tashmë në takim me presidentin ndodhet kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Kurti pritet të kërkojë shpërndarje të Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja pasi të kalohet situata me koronavirusin./arbresh.info/

Kurti ia bën të qartë Thaçit se për çka po takohet me të

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme