Google ADS

Tregjet financiare evropiane pësojnë rënie drastike

09:57 | 1 Prill 2020
Arbresh.info

Tregjet financiare evropiane kanë nisur ditën me rënie drastike, duke filluar muajin e ri me humbje të reja, gjersa numri i të vdekurve në Shtetet e Bashkuara nga Covid-19 vazhdon të rritet.

Bursa gjermane DAX mbi tre për qind ka rënë gjatë shkëmbimit të hershëm, kurse britanikja FTSE 100 ka pësuar humbje me katër për qind. Bursa spanjolle IBEX dhe ajo italiane FTSE MIB që të dyja me nga dy për qind, transmeton portali arbresh.info.

Humbjet po udhëhiqen nga bankat britanike që kanë pësuar rëndë në fillim të shkëmbimit tregtar pasi ngrinë dividendët e vitit të shkuar dhe janë zotuar të mos paguajnë fare këtë vit.

HSBC ka rënë me tetë për qind, e ndjekur nga Lloyds dhe Standard Chartered, ku që të dyja pësuan rënie pothuajse gjashtë përqindëshe.

Tregjet po reagojnë ndaj paralajmërimeve të tmerrshme nga Presidenti i SHBA Donald Trump për një “dy javë, shumë të dhimbshme” përpara. Ai tha se Amerikanët duhet të jenë të përgatitur për një rritje të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme