Liverpool largohet nga gara për Jadon Sancho-n, kjo është arsyeja

09:34 | 1 Prill 2020
Arbresh Info

Liverpool nuk është i interesuar për të transferuar yllin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Anglezi shpreson të rikthehet në Premierë Ligë në verë, ndërsa dy klubet favorite janë United dhe Chelsea, transmeton portali arbresh.info.

Kishte raportime se “Reds” ishin gjithashtu në garë, mirëpo një agjenti i cili nuk ka pranuar t’i citohet emri ka zbuluar gjithë të vërtetën.

“Liverpool nuk është i interesuar për një lojtar që kushton 100 milionë euro dhe nuk kanë nevojë për të”.

“Jam marrë vesh me Klopp, ata më mirë të paguajnë gjysmën e vlerës për një lojtar që është dy hapa mbrapa Sancho”, deklaroi agjenti i panjohur për Daily Mail.

Thuhet se në listën e Liverpool janë sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele dhe ylli i RB Leipzig, Timo Werner./arbresh.info.

Të ngjashme