Tërmet i fuqishëm i magnitudës 6.5 dridh Idahon

08:41 | 1 Prill 2020
Arbresh.info

Një tërmet i fuqishëm ka goditur veriun e Boise, ku persona të shumtë kanë raportuar dridhje.

Shërbimi Gjeologjik Amerikan raporton që dridhjet e magnitudës 6.5 ndodhën rreh orës 18:00, sipas kohës lokale, transmeton portali arbresh.info.

Epiqendra e tërmetit ishte 118 kilometra në verilindje të Meridianit, në afërsi të qytezës malore të Stanley. Nuk ka raportime të menjëhershme për dëme apo lëndime.

Më shumë se dy milionë njerëz jetojnë në rajon që ka mundur të ndiejë tërmetin e Idahos, sipas USGS, ku raportime për dridhje ka pasur edhe në Helena, Montana dhe Salt Lake City, Utah./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme