Google ADS

Fushat në të cilat Kosova po shqyrton masat e reciprocitetit

08:19 | 1 Prill 2020
arbresh.info

Duke pasur parasysh që dialogu dypalësh, mekanizmat e CEFTA-s dhe ndërmjetësimi i BE-së nuk ishin të suksesshme, Kosova ka mundësinë e fundit, megjithëse një mundësi e pakëndshme, të vendosë masa reciprociteti në një mënyrë rreptësishtë të balancuar në marrëdhëniet e saj tregtare me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, shkruan arbresh.info.

Në atë kontekst, Qeveria e Kosovës po shqyrton masat e reciprocitetit në fushat e mëposhtme:

  • Masa reciprociteti për të gjitha dokumentet dhe praktikat që prekin çështjet tregtare;
  • Masa reciprociteti për njohjen e të gjitha kualifikimeve profesionale (siç janë diplomat, certifikatat, licencat, lejet etj. të lëshuara nga autoritetet kosovare);
  • Masa reciprociteti për targat e automjeteve (autobusë, kamionë, vetura etj.);
  • Masa reciprociteti për lëvizjen e lirë të personave, përfshirë njohjen e dokumenteve të lëshuara nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina siç janë pasaportat, letërnjoftimet dhe patentë-shoferët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme