Presidenti i Barcelonë-s, Josep Maria Bartomeu ka thënë se pret që sezoni të rifillojë para muajit korrik.
Shkaku i pandemisë së koronavirusit të gjitha ligat evropiane janë suspenduar dhe nuk dihet se kur do rinisin sepse Covid-19 është duke vrarë shumë njerëz në glob, transmeton portali arbresh.info.
Mirëp, Bartomeu ka thënë se nuk dëshiron t’i zhvillojë tërë ndeshjet me dyer të mbyllura.
“Jemi duke punuar që t’i luajmë ndeshjet para 30 qershorit dhe kampionati të përfundojë në korrik ose gusht”.
“Nuk e kemi problem. Çfarë nuk duam është të zhvillohen ndeshjet çdo 48 orë”.
“Ata do të na detyrojnë. Duam të luajmë me tifozët. Euro 2020 dhe Kupa e Amerikës është suspenduar që të na lërë hapësirë në verë”, deklaroi ai.
Momentalisht Barcelona është lider i La Liga-s me 58 pikë, dy më shumë se Real Madrid./arbresh.info.
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...