Drejtori i Klinikës për sëmundje infektive në Beograd, Goran Stevanovic, tha se kjo ishte dita më e rëndë në Serbi pas njoftimit se janë shënuar edhe 7 vdekje dhe 115 të infektuar të tjerë
Sipas mediave serbe, ai ka bërë të ditur se shtatë vdekje të reja të korona virusit të ri SARS-CoV-2 janë regjistruar në 24 orët e fundit, me 115 të infektuar rishtas.
Stevanovic tha që ditët në vazhdim mund të jenë më të vështira, kështu që ai mbaroi një konferencë shtypi dhe njoftoi se po shkonte në një klinikë për të ndihmuar kolegët e tij.
“Ky është rezultat i mosrespektimit të masave të marra, dhe nëse ne vazhdojmë të veprojmë në mënyrë të papërgjegjshme, Serbia është duke pritur për skenarin e Italisë dhe Spanjës, dhe nuk ka asnjë sistem shëndetësor që mund ta përballojë atë”, tha Stefanovic.
Ndryshe, deri më tani, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Serbi nga coronavirusi ka arritur në 23 e numri i të infektuarve ka arritur në 900 persona dhe në Serbi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga qeveria.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë