Shtip, gjobë prej 5.000 eurove për shkak se ka qethur flokët gjatë kohës kur është dashur të ndodhet në vetizolim

07:08 | 1 Prill 2020
Arbresh.info

Tridhjetë e dy vjeçari nga qyteti i Shtipi do të gjobohet me 5.000 euro dënim për shkak se një ditë para se t’i kalojë periudha për vetëizolim më 26 mars ka shkuar në parukeri.

“Ai nuk ka vepruar sipas vendimit qeveritar në të cilin jepen masa për parandalimin e sëmundjes covid-19”, shprehen nga Prokuroria e Shtipit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Prokurori Publik nga Gjykata kërkoi që të akuzuarit t’i shqiptohen 100 gjoba ditore që kushton 50 euro në kundërvlerë të denarit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme