Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës duke vazhduar angazhimin e përmbushjes së obligimeve të saj ligjore dhe kushteuese, ka zhvilluar mbledhjen korresponduese në të cilën ka miratuar Vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.
“Vendimi obligon që në marrëdhëniet me Serbinë emërtimet te certifikatat fitosanitare dhe dokumentet tjre përcjellse si dhe në certifikatat veterinare dhe dokumentet tjera përcjellse të përdoren në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Vendimin e miratuar sot janë të obliguara ta zbatojnë policia kufitare, dogana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe institucionet e tjera përgjegjëse”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Zbatimi i këtij vendimi do të rishikohet së paku një herë në muaj. Po nga ky vendim shfuqizohen vendimet e Qeverisë nr. 01/76 i 21 nëntorit 2018 dhe nr. 06/82 i 28 dhjetorit 2018. Vendimi do mbetet në fuqi deri më 15 qershor 2020, kur do të bëhet vlerësimi i zbatimi të tij.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...