Britania e Madhe është duke u përballur me një sfidë të madhe që lidhet me koronavirusin.
Numri i të infektuarve dhe viktimave rritet nga dita në ditë dhe nuk është kursyer as familja mbretërore.
Rreth një javë më parë, Princi Charles rezultoi pozitiv me COVID-19, megjithatë 71-vjeçari ia doli ta mposhtë.Ditën e djeshme familja mbretërore dha lajmin e mirë dhe konfirmoi se princi ka dalë nga karantina.Në këtë periudhë, barra më e rëndl i ka rënë Princit William dhe mediat e huaja shkruajnë se ai ka vendosur të jetë në frontin e parë të luftës.
Burime pranë familjes mbretërore, kanë thënë për mediat e huaja se William do të shërbejë këto ditë si pilot helikopteri, transmeton lapsi.
Ai do të transportojë pacientët me COVID-19, të cilët janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Ai e di se gjithë vendi po bën punën e vet dhe ai dëshiron të ndihmojë. Është i përqendruar në punët mbretërore, por mendon se ky rol është më i rëndësishëm duke pasur parasysh se Charles sapo kaloi sëmundjen, Harry sapo është larguar nga mbretëria dhe xhaxhai i tij Andrew është tërhequr nga jeta publike për shkak të skandalit seksual”, thotë burimi. Kujtojmë se ditën e djeshme Meghan dhe Harry dolën zyrtarisht nga familja mbretërore.
Ata kryen detyrat e fundit si Dukë dhe Dukeshë dhe tashmë janë të lirë të vazhdojnë jetën e tyre në SHBA./lajmi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...