Mbrotjesi i Bayern Munich, Jerome Boateng, e ka pësuar një aksident rrugor me makinë, por ka shpëtuar pa lëndime.
Derisa në shumë prej vendeve të botës lëvizja e qytetarëve është e kufizuar për shkak të përhapjes së pandemisë koronavirus, në Gjermani ende nuk ka gjendje të jashtëzakonshme, transmeton Gazeta Express.
Ai me makinën e tij Audi është aksidentuar në Munih, duke pësuar dëme të mëdha materiale, sipas mediave gjermane.
Vlerësohet se dëmet e shkaktuar mbrrijne shifrën 25 mijë euro.
Ai u përplas në autostradën Mynih-Lajpzig, pasi po udhëtonte për të takuar djalin. Mbrojtësi humbi kontrollin e makinës dhe mjeti u përplas në barrierat mbrojtëse. Fatmirësisht, futbollisti nuk ka lëndime, por makina e tij është shkatërruar.
Boateng nuk ka kaluar një sezon të mirë te Bayerni, drejtuesit donin ta largonin në afatet kalimtare të verës dhe të janarit, por mbrojtësi qëndroi me forcë dhe nuk pranoi largimin.
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani