Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka befasuar atë, por megjithatë do ta respektojë.
“Jam befasuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por do ta respektojmë atë”, ka thënë Kurti.
Tutje, Kurti ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka treguar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është e nevojshme.
“Po të thoshte Gjykata Kushtetuese se vendimi duhet zbatuar menjëherë, kjo do të na bënte dëm. Por duket se ky vendim ka qenë një vendim në siklet e sipër i Gjykatës Kushtetuese, por është interesante që ky vendim na ka dhën të drejtë duke thënë që s’ka nevojë të shpallet gjednja e jashtëzakonshme”, ka thënë Kurti në një intervistë në KTV.
Gjithashtu, kryeminsitri në detyrë thtoë se është bazuar në ligj për vendimin që nxori qeveria, megjithatë Gjykata Kushtetuese nuk mendoi ashtu.
“Gjykata Kushtetutese thotë se vendimi ynë do duhej të merrej duke u bazuar në ligj. Por, ne në ligj jemi bazuar”, shtoi Kurti.
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?