Google ADS

Putin u takua dhe shtrëngoi duart me të, mjeku rus rezulton pozitiv me Covid19

22:02 | 31 Mars 2020
Arditë Shkodra

Një mjek që i dha presidentit rus Vladimir Putin një turne në spitalin kryesor për koronavirus në Moskë javën e kaluar tha të martën se ai vetë ishte diagnostikuar me virusin.

Putin vizitoi të martën e kaluar spitalin Kommunarka ku bisedoi me mjekun, Denis Protsenko. As njeri nuk kishte veshur pajisje mbrojtëse gjatë bisedës së tyre, siç u pa edhe nga pamjet televizive nga vizita, transmeton arbresh.info

Protsenko këtë e ka bërë të ditu përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook”Po, unë jam testuar për koronavirus dhe kam rezultuar pozitiv, por ndihem shumë mirë. Jam izoluar në zyrën time. Unë mendoj se imuniteti që kam zhvilluar këtë muaj po bën punën e vet. ”

Kremlini tha që Putini po testohej rregullisht për koronavirus dhe se “gjithçka është në rregull”, njoftoi agjensia e lajmeve RIA.

Më parë ka thënë se Putini po mbrohet nga viruset dhe sëmundjet e tjera.

Putini dhuroi një kostum mbrojtës dhe një frymëmarrës gjatë vizitës së tij në spital javën e kaluar kur vizitoi pacientët. Por ai nuk e kishte veshjen e tij mbrojtëse gjatë një takimi me Protsenkon, me të cilin u fotografua duke shtrënguar duart.

Kremlin raportoi një rast koronavirus në administratën e Putinit të premten, por tha se personi në fjalë nuk kishte pas kontakt me presidentin dhe se po merreshin të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e virusit më tej.

Ligjbërësit rusë të martën i dhanë kompetencat qeverisë të shpallnin një emergjencë kombëtare mbi koronavirusin, dhe miratuan dënime për shkelje të rregullave të bllokimit, duke përfshirë, në raste ekstreme, me burg deri në shtatë vjet./Reuters/arbresh.info/

Të ngjashme