Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se do të shkojë nesër në takim me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
“Këshilltarët e mi ligjorë, e kanë pasur për detyrë ta vlerësojnë ftesën e presidentit, dhe sugjerimi i tyre është që të shkoj në takim nesër, dhe unë do të shkoj si kryeministër në detyrë”, u shprehë Kurti në emisionin DESKU të KTV-së.
Ai, tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është i kënaqur me kompetencat që i jep Kushtetuta e vendit dhe e ka ftuar atë që t’i bashkohet jetës politike partiake.
“Ai bëri thirrje që policët të mos respektojnë vendimin e qeverisë. Po megjithatë, të gjithë policët zbatuan vendimin e qeverisë dhe masat vazhduan në rregull pasi nuk mund të i bësh rezistencë vendimit të qeverisë’, tha Kurti.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh