Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka këmbëngulur se Lionel Messi vazhdimisht e ka përkrahur kërkesën që ai dhe bashkëlojtarët e tij të pranojnë ulje page për shkak të krizës së pandemisë koronavirus, pasi argjentinasi e shprehu zemërimin e tij publikisht për presionin që i ishte bërë skuadrës për këtë nga persona brenda klubit.
E tërë skuadra e parë u pajtua bashkërisht për të marrë pagë me 70% ulje gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme në Spanjë, duke i zbritur pagat e veta në mënyrë që stafi josportiv të vazhdojë të marrë pagë të plot, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Messi nuk ishte aspak i lumtur me mënyrën sesi vendimi i skuadrës ishte përshkruar në mediat spanjolle, të cilat shkruanin se lojtarët e Barçës po e zvarrisnin çështjen e uljes së pagave.
“Shumë gjëra janë shkruar dhe janë thënë për ekipin e parë të Barcelonës, në lidhje me pagat e lojtarëve gjatë gjendjes emergjente. Para së gjithash, ne duam të sqarojmë se vullneti ynë gjithmonë ka qenë për të marrë pagë me zbritje, sepse ne e kuptojmë shumë mirë se ndodhemi në një gjendje të jashtëzakonshme dhe ne gjithmonë jemi të parët për ta ndihmuar klubin kur të na kërkohet”, shtoi Messi”, shkroi Messi në Instagram.
“Nganjëherë madje e kemi bërë edhe me kurrizin tonë, kur kemi menduar se ka qenë e nevojshme apo e rëndësishme. Prandaj, nuk habitemi që klubi dëshiron të na fusë nën mikroskop dhe të na bëjë presion për të bërë diçka që ne patjetër do ta bënim. Nëse marrëveshja është vonuar ditët e fundit, ka qenë sepse ne po e kërkonim një zgjidhje për ta ndihmuar klubin dhe punonjësit tanë në këtë kohë të vështirë”, theksoi ai.
Bartomeu i është përgjigjur kritikave të Messit, duke konfirmuar se ka qenë pikërisht kapiteni ai që e ka shtyrë këtë iniciativë për ulje pagash për t’i ndihmuar klubit në kohë krize.
“Messi më ka thënë nga dita e parë se pagat duhej të uleshin. Ky propozim ka ardhur pikërisht nga kapitenët. Ky është një gjest që e dëshmon përkushtimin e tyre ndaj klubit”, tha Bartomeu për Mundo Deportivo.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...