Manchester City është duke përgatitur ofertën e parë për mbrojtësin e Inter, Milan Skriniar.
Sipas Calciomercato, trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola është admirues i madh i Skriniar, andaj është duke shtyrë klubin për të ofruar 70 milionë euro për sllovakun, transmeton protali arbresh.info.
City vitin e kaluar nuk arriti ta transferojë Harry Maguire, i cili zgjodhi rivalin, United, ndërsa në mbrojtje kanë mbetur John Stones dhe Amyeric Laporte, ky i fundit është duke vuajtur nga lëndimet.
Guardiola është detyruar që ta lërë Fernandinhon si qendërmbrojtës dhe këtë gabim nuk dëshiron ta përsërit në sezonin e ardhshëm.
Pritet të shihet nëse “Neurazurët” do pranojnë ofertën e City-t./arbresh.info.
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur