Drake ka zbuluar se kishte bërë dy teste të ADN-së para se të linte pa fjalë botën, duke shpërndarë fotot e para të djalit të tij Adonisit.
Reperi, i cili kishte mbajtur sekret djalin e tij dyvjeçar, shpërndau një varg fotosh në Instagram ku shihet djali me sy të kaltër, flokë kaçurrele bionde për herë të parë, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk isha duke e fshehur djalin tim nga bota, por botën nga djali im”, shkroi Drake.
Gjatë një interviste për Rap Radar, Drake kishte thënë se iu është dashur t’i bënte dy teste të ADN-së për t’u siguruar që ishte djali i tij.
“Për të qenë i sinqertë me ju, bëra një test ADN për djalin tim dhe ai u kthye te ne dhe tha se testi i ADN-së u shkatërrua në tranzit dhe ata nuk mund të ishin 100 përqind të sigurt se ishte djali im apo jo”, ai tha.
“Kështu, unë isha në një situatë vërtet të çuditshme në pritje, ku nuk doja të shkoja t’i tregoja botës se ishte djali im dhe nuk ishte”.
Drake aludoi për lëkurën e zbehtë, sytë blu dhe flokët bionde të djalit të tij dhe qeshi: “Nëse e shihni djalin tim, ju e kuptoni pse”.
“Ai është një fëmijë mahnitës që ju e dini, me sytë më të ndritshëm blu dhe në atë kohë isha si: Unë nuk e di”.
“Në të vërtetë nuk kishte kaluar vetëm një javë para se të dilte albumi që unë pata konfirmimin se ishte padyshim djali im”.
Reperi atëherë zbuloi: “Më deshën dy prova më të forta [ADN] me dy kompani të ndryshme”.
Ish ylli i filmave për të rritur, Sophie mirëpriti djalin e tyre në tetor të vitit 2017./arbresh.info/
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...