Google ADS

Numri i të infektuarve në mbarë botën tejkaloi 800 mijëshin

15:16 | 31 Mars 2020
Arbresh.info

Numri i rasteve me koronavirus në mbarë botën ka arritur shifrat e 800 mijëshit, sipas Qendrës Kërkimore John Hopkins.

Në këto çaste numri i saktë është 800,049 që kanë rezultuar në 38,714 vdekje, transmeton portali arbresh.info.

Nga kjo shifër e zymtë, SHBA llogarit 164,000 raste e ndjekur nga Italia me 101,739 dhe Spanja me 87,956, duke shënuar tre shpërthimet më të mëdha dhe më të rënda brenda pandemisë më të gjerë, globale.

Autoritetet në mbarë botën po predikojnë kujdes të vazhdueshëm, pasi ekspertët e OBSH-së në Azi paralajmërojnë se pandemia në Azi është “shumë larg”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme