Google ADS

Can Yaman tregon arsyen pse po heq dorë nga lidhjet me aktore

14:21 | 31 Mars 2020
Arbresh.info

Aktori turk Can Yaman është përfolur shpesh në mediat turke për lidhjet e tij të dashurisë.

Ai u përfol për një lidhje me aktoren Demet Ozdemir. Çifti fillimisht i mohoi thashethemet, por më vonë deklaruan se patën një romancë të shkurtër që përfundoi shpejt. Së fundmi, Can ka bërë një deklaratë të papritur duke u shprehur se ka hequr dorë nga lidhjet me aktoret.

“Nuk dua më lidhje me koleget e mia. Duke qëndruar larg tyre jam më i qetë, nuk jam nervoz dhe jam pa stres. I respektoj të gjitha koleget e mia të mrekullueshme, por nuk do bie kurrë në dashuri me ndonjë prej tyre.”

“Nuk po përmend asnjë person, por lidhjet midis aktorëve zakonisht dështojnë”-sqaroi aktori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme