Google ADS

Barcelona dhe PSG në negociata për shkëmbimin Neymar-Griezmann

13:48 | 31 Mars 2020
Arbresh Info

Barcelona dhe PSG janë në bisedime për shkëmbimin e mundshëm mes dy sulmuesve, Neymar dhe Antoine Griezmann.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona është njoftuar se çmimi i fundit për transferimin e Neymar do kushton 180 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa, Griezmann e ka vlerën 100 milionë euro, andaj do ndodh shkëmbimi, por klubi katalunas duhet të paguajë edhe 80 milionë euro.

Thuhet se tashmë marrëveshja është arritur dhe shkëmbimi do ndodh gjatë verës.

Nga ana tjetër, dje presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu konfirmoi se do ndodh disa shkëmbime mes lojtarëve me klubet e tjera./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme